Sa shumë të kërkova e dot nuk të gjeta,Ç’më humbe virane si sëpata pa bisht,
Më lidhe me litare, me ato gërsheta,E më pas mu zhduke tutje në Velesht.
Te kroi të prita, të zura pusinë,Po këmbën s’e theve, as shtëmbën me ujë,
Më le si kukudhin, të vetëm derëzinë,Nga jashtë s’e bëj veten, pa po qaj me kujë.
Ç’ma tregon pas gardhit, pastaj bëhesh fir,Ç’më sjell te burimi e s’më jep një gllënjkë,
Pse s’më do lanete, i lik’ a i mirë,Një shaka s’këmbyem, a makar një zënkë.
U dogja moj qene, ç’më bëre kështu,Si eshkë mu dogj shpyrti gjithë përcëllimë,
Të doja pas vetes, po mbeta kërcu,Si valëza mu zhduke tutje në Radiovce.
Po ç’më shtie çik nëpër zijafete,Me këngë pun’ e madhe, mornica në trup,
Ti harroj kusuret, jo jo, s’jam në vete,Kujtoj se je imja, se prapë s’do të humb.
Dhe të zhvesh me mendje, të puth si di unë,Nën gushën fildish, dhe më poshtë në sisë,
Mbi kashtën flori, lakuriq ndën gunë….Ah prapë firaune mu fshehe në Shashicë….
Si qeni të ndoqa, këputa zinxhirët,I kuita hënës, s’e pata qeder…..
Ah moj në te zënça, të zitë e ullirit Siç ma bëre mua, dyfish do ti nxjerr….
Jo puthja s’bën derman, kafshimet janë pak,Zhuritur nga flakët prapë ndizen kaminat,
Të shqepemi vënçe e kemi bërë hak,Jo buzët, jo gjuhët, do puqim anginat.
Do të ndjek gjithë botën, pa të zënë s’ka,Me keq nga ç’ka vajtur nuk ka ku të vejë,
Në Dukat në iksh, a në Gus Babà,Në New York qofsh, a tutje në LA….
Me lae te vetmuar me le te shkruj vargje , Me vija loti ato rin shkrur ne zemren time per gjithmonë!
Pse moj drita ma berre ket pse mojë,Arlinda zemra ime eh me e ditë se çben shpyrti per ty?
Ne zemer prap te kam ,ne shpyrt je LIinda ime kuptoje fjalen TE DUA ...
|